A është Zlatan Ibrahimovic në një udhëkryq? Sepse ajo e së hënës ishte një marrje përgjegjësie, e dyta brenda disa muajsh, pas shkarkimit të Paulo Fonseca, por edhe një mënyrë për t’u rilançuar, pas një merkatoje dimërore ku u prish ekuilibri i ndërtuar në verë.
Eliminimi nga Champions League qysh në “play off”, distanca nga vendi i katërt është ende aty, 5 pikë, por me një ndeshje më pak dhe Superkupën Italiane si ngushëllim i vogël në një dimër të ndërlikuar. Duket sikur rolet janë përmbysur krahasuar me disa vite më parë. Në shtëpinë e Milanit ka trazira që bëhen të ndjeshme, ndërsa tek Interi ndodhin shumë më pak.
Edhe reagimi i klubit ndaj asaj që ndodhi me Sergio Conceicao është bërë publik: zgjedhje e drejtë apo e gabuar qoftë, ndoshta është pak për ta dënuar një trajner plotësisht. Në fakt, nuk do të ndodhë, por do të përdoret si një mjet.
“Për mua personalisht është e rëndësishme, sepse jam një fitues dhe dua të fitoj, – tha Ibra para kthimit ndaj Feynoordit. – Dua të sjell rezultate. Nuk jam dikush që përpiqet të bëjë gjëra të mira, të cilat nuk mbeten në histori, por e kundërta: përpiqem të bëj ndryshimin për të shkruar historinë.
Për të bërë histori, duhet të fitosh. Ky është Milani. Nëse shikoni historinë e Champions-it, Milani e ka shkruar atë. Edhe ne duam të vazhdojmë në këtë rrugë. Ne nga jashtë shtyjmë, ndihmojmë, por rezultatet vijnë nga lojtarët dhe stafi teknik”.
Kësisoji, kthimi ndaj Feynoord-it konsiderohet ndeshje vendimtare, edhe për të ardhmen. Sepse “RedBird” vendosi të largonte një figurë të rëndësishme si Paolo Maldini për të marrë një tjetër po aq të spikatur si Ibrahimovic.
Me një ndryshim thelbësor, që është forca mediatike: Maldini ishte një lidhje me të kaluarën, ndërsa Ibra erdhi pas shtatë Ligave të Kampionëve kuqezi, pa ngritur asnjërën prej tyre. Një lojtar i jashtëzakonshëm, por jo ikonë si Zanetti, Del Piero…, si Maldini, pikërisht.







