Ish-ylli i PSG-së, Nicolas Anelka, ka përshëndetur formën e Ousmane Dembele këtë sezon.
Ish-ylli i Barcelona-s po përmbush potencialin e tij te PSG këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e tij të fundit në Champions League dhe njëmbëdhjetë gola në shtatë ndeshjet e tij të fundit në Ligue 1.
Anelka është i kënaqur kur sheh Dembele duke i heshtur kritikët e tij. Ai i tha RMC: “Jam i lumtur për të.
“Është kritikuar për statistikat e tij, tani tregon se ka punuar dhe ka duruar.
“Ai shënon shumë gola dhe shpresoj që kjo rrugë të vazhdojë ta çojë PSG-në sa më larg që të jetë e mundur”.
Dembele ishte titullar në fitoren 7-0 të Champions League ndaj Brestit këtë javë, por nuk shënoi.







