Një nga skuadrat që u kualifikua më tej në Champions League është Borussia Dortmund, që eliminoi Sporting Lisbonë. Niko Kovac, që mori detyrën pak javë më parë, duket se ka marrë frenat e skuadrës, që kërkon të ringrihet pas një sezoni jo fort të mirë në kampionat.
“E kontrolluam ndeshjen për 90 minuta dhe nuk pësuam gol në të dyja ndeshjet. Duhet të kishim fituar (ndeshja doli barazim 0-0), por në fund u kualifikuam. Skuadra luajti e përqendruar për 90 minuta”, u shpreh trajneri kroat
“Ne e dimë që djemtë dinë të luajnë futboll, por dimë gjithashtu që mendja luan një rol themelor. Ne përpiqemi t’u tregojmë atyre se çfarë bëjnë shumë mirë dhe janë disa gjëra. Ne duhet të përmirësohemi në finalizimin e aksioneve. Unë besoj te djemtë dhe shoh që janë gati të zbatojnë atë që kërkojmë”, tha Kovac.
“Synimi ishte të përparonim në këto dy ndeshje, e bëmë dhe jemi të lumtur. Qëllimi ishte të futeshim në “top-16”. Ishin dy ndeshje solide, të dyja pa pësuar gol. Kjo na jep një ndjenjë të mirë për këtë turne dhe tani duam të kalojmë edhe në raundin tjetër”, u shpreh Kovac.







