Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka pranuar se kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm është një synim kryesor për skuadrën e tij. Skuadra e tij aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në tabelën e Premier League me ndeshjesh të mbetura.
Katër më të mirat do të kualifikohen automatikisht në Ligën e Kampionëve, ndërsa i pesti gjithashtu ka të ngjarë të jetë i mjaftueshëm, pasi Anglia aktualisht kryeson renditjen e koeficientëve të klubeve të UEFA-s.
Përveç synimit për të siguruar kualifikimin në Champions League, skuadra e Chelsea shpreson të shtojë një tjetër titull të madh europian në listën e tyre të trofeve këtë sezon, duke shpresuar në suksesin në Conference League.
Në prag të ndeshjes që londinezët do të luajnë të shtunën ndaj Aston Villa, ai tha: “Ne e kemi thënë shumë herë. E kemi kaluar pothuajse gjithë sezonin në top katërshe dhe me 13 ndeshje për të përfunduar, objektivi është të rikthehemi aty”.
“Ne do të bëjmë më të mirën për ta arritur këtë. E di që nuk po kalojmë një moment të mirë, por kjo vjen për shkak të dëmtimeve. Pesë apo gjashtë lojtarë të rëndësishëm janë jashtë”, shtoi Maresca.
“Unë jam këtu për të fituar ndeshjet, për ta bërë këtë klub të luftojë për tituj. Kur fiton ndeshje duhet të jesh i përulur dhe kur nuk fiton ndeshje, duket si mungesë ambicie. Që nga dita e parë, synimi im është ta sjell këtë klub aty ku duhet të jetë”, tha Maresca.







