KATEGORIA SUPERIORE | Dinamo City kthehet te fitorja e munguar, Vllaznia barazon! Partizani turpërohet. Si ndryshon renditja

21 Shkurt 2025
20:46
Telesport
back button

Sot u luajt një pjesë e javës së 26-të të Kategorisë Superiore Abissnet. Befason Partizani, barazon Vllaznia dhe fiton Dinamo e Ilir Dajes. Pas katër barazimeve radhazi, Dinamo iu rikthye fitores në Superiore. Skuadra e Ilir Dajës, falë dy golave të Bregut, triumfoi 2-0 ndaj Laçit. Një ndeshje e dominuar nga kryeqytetasit në “Elbasan Arena” dhe në fund festuan me meritë. Bregu hapi sfidën pas 2 minutash lojë, me një supergol të shënuar nga jashtë zonës.

Ishte i njëjti autor që vulosi ndeshjen në minutën e 68-të, me golin e dytë nga penalltia. Ky triumf e çoi Dinamon në vendin e dytë me 44 pikë të grumbulluara, 4 pikë më pak se kryesuesja Egnatia. Laçi, nga ana tjetër, mbetet në 30 pikë, në vendin e pestë.

Humbje e turpshme dhe me përmbysje për Partizanin, qe jane mposhtur në shtëpi nga Bylisi i cili lufton per mbijetese. Të kuqtë shënuan dy gola të shpejtë dhe ndonëse Da Silva tundi rrjetën pak minuta më vonë per miqte, kryeqytetasit nuk jepnin pershtypjen per rrezik apo vështirësi përballë ballshiotëve.

Edhe në pjesën e dytë, edhe pse Partizani nuk u shfaq dominues, dukej se kishte nën kontroll gjithçka. Por Mezani gjeti zëvendësimin e duhur dhe me të sapofuturin Mustafa barazoi shifrat.

Të kuqtë tentuan të luanin në sulm minutat e fundit, por u goditën në kundërsulm me anë të Ruçit, i cili në shtesë shënoi golin e përmbysjes së papritur 3-2 të ballshiotëve, të cilët marrin pikë të rënda në luftën për mbijetesë, ndërsa thellojnë edhe më shumë krizën e kryeqytetasve.

Vllaznia dhe Elbasani kanë ndarë nga 1 pikë pas barazimit 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. I gjithë spektakli ishte në pjesën e parë ku u shënuan dy gola dhe u humb një penallti.

Fillimisht Vllaznia zhbllokoi sfidën me Deliun. Më pas ishin vendasit që gjetën barazimin, ndërsa Musta tundi rrjetën. Kuqeblutë mund të ktheheshin sërish në avantazh, por Bekim Balaj pa Abalorën t’i priste penalltinë. Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 45 pikë, ndërsa Elbasani mban vendin e pestë me 31 pikë.

Neser do te luhen dy ndeshjet e tjera qe do te mbyllin javen e 26-te: Teuta-Tirana dhe Skënderbeu-Egnatia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit