Asnjë afrim i ri, të katër portierët do të konkurrojnë mes tyre për të qenë “numri 1” te Chelsea

3 Mars 2025
11:33
Telesport
back button

Chelsea nuk do të nënshkruajë me asnjë portier të ri këtë verë. Vendimi është marrë së fundi nga bordi drejtues i klubit londinez.

“Blutë” kanë besim tek të katërt portierët që kanë në dispozicion dhe që po konkurrojnë mes tyre për të qenë “numri 1” sezonin e ardhshëm.

Filip Jorgensen dhe Mike Penders, i cili është i huazuar te Genk, konsiderohen të dy si portierë të mundshëm elitarë. Ky i fundit do të bashkohet me skuadrën e Enzo Maresca në fund të sezonit.

Portiere aktual Robert Sanchez dhe Djordje Petrovic, i cili është i huazuar në Strasburg, po konkurrojnë gjithashtu për të qenë “numri 1”. Chelsea beson se ka një repart portierësh cilësor dhe ka besim të plotë te portierët që kanë nënshkruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit