Sot Real-Atletico, trajneri Simeone ka një plan: Ta çojmë lojën aty ku mund t’i lëndojmë ata

4 Mars 2025
8:27
Telesport
back button

Sot në mbrëmje, në “Bernabeu” do të luhet sfida e Champions League mes Real Madrid dhe Atletico Madrid. Një derbi i zjarrtë, që pritet me shumë interes, pasi mungonte prej vitesh në arenën ndërkombëtare.

Një ndeshje që vjen mes dy skuadrash rivale për titull edhe në La Liga. Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, foli për mediat në lidhje me këtë derbi: “Jemi të lumtur. Është një ndeshje e bukur për të luajtur, për qytetin, për Madridin, për Spanjën”.

Duke pasur dy skuadra si Atletico dhe Real përballë njëra-tjetrës në raundin e 1/16, me një që me siguri do të shkojë në çerekfinale, është e rëndësishme të përgatitemi mirë”, shtoi më tej trajneri argjentinas.

Do të luajmë ndaj një ekipi të fortë si Real Madrid. Gjithsesi, me forcat tona do të përpiqemi ta çojmë lojën atje ku besojmë se mund t’i lëndojmë ata. Ne kemi besim se mund t’ia dalim mbanë edhe pse në total janë 180 minuta”, tha Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit