Simeone optimist: Nuk u dorëzuam kur pësuam gol aq herët, të presim sfidën e kthimit

5 Mars 2025
12:27
Telesport
back button

Trajneri Diego Simeone komentoi humbjen e Atletico Madrid, 1-2 ndaj Real Madrid, në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League. Sfida u luajt në “Bernabeu”, në shtëpinë e rivalëve të tyre.

Ishte një ndeshje shumë taktike. Ata shënuan një gol që ne mund të kishim mbrojtur më mire. Gjithsesi, merita e madhe e skuadrës ishte të mos dorëzohej, të mos mposhtej nga ajo frikë që vjen kur pranon një gol kaq herët”, tha Simeone.

Djemtë filluan të luanin, duke marrë kontrollin e topit dhe më pas erdhi goli i Julián. Ne e nisëm pjesën e dytë në të njëjtën mënyrë, pastaj pati një moment magjik të Brahim Diaz, ku sërish mund të kishim bërë më mirë”, tha argjentinasi.

Më tej, Simeone foli për sfidën e kthimit pas 7 ditës në shtëpi: “Kush e di, mund të kemi një mbrëmje të këndshme të mërkurën. Tani po mendojmë për Getafe, nga e diela mbrëma do të mendojmë për atë ndeshje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit