Julian Alvarez: Goli im i dobishëm për të shpresuar, ndeshjen e kthimit e luajmë në fushën tonë

6 Mars 2025
9:13
Telesport
back button

Atletico Madrid mban ende gjallë shpresat për një vend në turin tjetër të Champions League pavarësisht se u mund 1-2 nga Real Madrid në ndeshjen e parë në “Bernabeu”. Një gol i Julian Alvarez mban “colchoneros” në lojë, që do të luajnë në fushën e tyre ndeshjen e kthimit.

Dy ditë nga kjo sfidë ka folur për mediat pikërisht sulmuesi argjentinas, që tha: “Ata shënuan në momentet e duhura. Ne e pësuam golin shumë shpejt, por më pas erdhi goli i barazimit nga ana jonë”.

Ne e kishim kontrollin e ndeshjes dhe lojës, por ata luajtën në shtëpinë e tyre dhe kanë lojtarë të mrekullueshëm. Megjithatë, ne e dimë që na kanë mbetur edhe 90 minuta për t’u luajtur”, tha Julian Alvarez.

Duke folur për golinm e tij, ai komentoi: “Ishte një gol i bukur, i dobishëm për të barazuar ndeshjen dhe patëm raste për të shënuar. Kanë mbetur edhe 90 minuta për t’u luajtur në fushën tonë, me njerëzit tanë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit