Ylli i Atletico Madrid rrezikon dënimin deri në 12 ndeshje, e “tradhtuan” nervat (video)

10 Mars 2025
19:17
Telesport
back button

Atletico Madrid humbi në fundjavë në transfertë 2-1 ndaj Getafe. “Colchoneros” mbetën me 10 lojtarë në minutat e fundit pasi Angel Correa u ndëshkua direkt me karton të kuq nga arbitri i takimit.

Argjentinasi u ndëshkua për shkak të një ndërhyrje te rrezikshme ndaj kundërshtarit dhe arbitri i takimit, Guillermo Cuadra Fernandez, nxori direkt kartonin e kuq. Në nerva e sipër, sulmuesi argjentinas ofendoi nga nëna arbitrin, gjë që konfirmohet dhe nga raporti zyrtar i të deleguarëve për këtë ndeshje.

“Bir k****! Frikacak! Të q***a nënën tënde”, mësohet t’i ketë thënë argjentinasi arbitrit Fernandez. Për këto ofendime, Correa rrezikon një dënim të fortë, pasi në një nga nenet në rregulloren e La Ligës thuhet qartë që ofendimi ose përdorimi i gjuhës fyese ndaj gjyqtarit dënohet me pezullim nga 4-12 ndeshje. Atletico dhe sulmuesi i saj pritet të njihen me dënimin zyrtar gjatë kësaj jave. SHIKO VIDEON

Lajme të tjera

Lajmet e fundit