Rrëfehet Marciniak: Isha unë ai që njoftova VAR për prekjen e dyfishtë të topit nga Alvarez

14 Mars 2025
9:38
Telesport
back button

Gjyqtari polak Szymon Marciniak, që përfundoi në qendër të polemikave kur anulloi golin e shënuar me penallti nga Julian Alvarez, ka folur për mediat duke sqaruar gjithcka.

Ai ka mohuar faktin se ishte Mbappe që e njoftoi se kishte prekje të dyfishtë të topit nga ana e sulmuesit argjentinas. “Kjo nuk është spak e vërtetë”, tha gjyqtari 44-vjecar polak.

Unë isha ai që i informova gjyqtarët e VAR-it se kishte 99% mundësi që Álvarez të kishte bërë një prekje të dyfishtë dhe ata e ekzaminuan atë me kujdes“, tha Marciniak.

Në fund, gjyqtari ndërkombëtar që drejtoi derbin e Madridit tha: “Të jem i sinqertë, nuk jam përballur kurrë me një situatë të tillë në karrierën time të arbitrit, por lojtarët i dinë rregullat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit