Alexander Shai i dhuron një tjetër fitore Oklahomës, triumfojnë edhe Golden State, Boston e Bucks

16 Mars 2025
6:14
Telesport
back button

Fitorja e shtatë radhazi për skuadrën e Golden State, që mundi 97-94 New York dhe duket se ka gjetur ritmin e duhur. Stephen Curry me 28 pikë ishte lider për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Towns për nju-jorkezët.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Boston, që mundi 115-113 Brooklyn, ndeshje ku u dallua Porzingis, autor i 24 pikëve. Tjetër humbje për Miami, që u mund 125-91 nga Memphis, sfidë ku Jared Jackson realizoi 31 pikë.

Skuadra e Oklahoma vijon të dominojë në Perëndim, duke fituar sot 113-107 në fushën e Detroit. Tjetër ndeshje magjike e Alexander Shai, që realizoi 48 pikë. San Antonio, falë 55 pikëve të lojtarëve të stolit, mundi 119-115 New Orleans.

Zhgënjen skuadra e Denver, që u mund në shtëpi 126-123 nga Washington. Alex Sarr realizoi 34 pikë për miqtë, ndërsa 40 pikët e Jokic mbetën për statistikë. Fiton skuadra e Milwaukee, që mundi 126-119 Indiana falë 34 pikëve të Antetokounmpo.

NBA-Rezultatet e sotme

Brooklyn – Boston, 113-115

Detroit – Oklahoma, 107-113

Houston – Chicago, 117-114

Memphis – Miami, 125-91

Milwaukee – Indiana, 126-119

Golden State – New York, 97-94

San Antonio – New Orleans, 119-115

Denver – Washington, 123-126

Lajme të tjera

Lajmet e fundit