Besëlidhja mbetet e pandalshme, Tirana triumfon në sekondat e fundit në Shkodër

16 Mars 2025
20:19
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së 17-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione fitoi thellë 114-66 ndaj Kamza Basket, duke qëndruar e pamposhtur në krye të renditjes me 34 pikë të plota.

Në Shkodër, skuadra e Tiranës fitoi në sekondat e fundit 83-82 ndaj Vllaznisë, në një takim me shumë emocione dhe të ekuilibruar deri në fund. Dante Moses me 31 pikë ishtë shënuesi më i mirë për bardheblutë, që ruan vendin e tretë.

Të njëjtin ritëm ruan edhe Apolonia, që në fushën e saj mundi 91-85 Teutën, duke konsoliduar vendin e katërt në renditje. Tucker dhe Vincent me nga 18 pikë secili u dalluan për fierakët, ndërsa 24 pikët e Poëell nuk mjaftuan për durrsakët.

Në takimet e Kategorisë së Parë, vijon dueli mes Elbasanit e Partizanit, të dyja në krye të renditjes me nga 32 pikë, fituese në ndeshjet e radhës. Emri i ekipit që do të ngjitet direkt në Superligë do të vendoset nga ndeshja mes tyre.

Superliga-Meshkuj, java e 17-të

Apolonia – Teuta, 91-85

Vllaznia – Tirana, 82-83

Besëlidhja – Kamza Basket, 114-66

Renditja: Besëlidhja 34 pikë, Teuta 26 pikë, Tirana 25 pikë, Apolonia 24 pikë, Vllaznia 22 pikë, Kamza Basket 21 pikë.

Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 17-të

Skënderbeu – Partizani, 73-96

Pogradeci – Elbasani, 89-149

Fieri Basket – Flamurtari, 90-67

Renditja: Elbasani 32 pikë, Partizani 32 pikë, Fieri Basket 25 pikë, Skënderbeu 24 pikë, Flamurtari 21 pikë, Pogradeci 16 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit