Një nga tifozët që u futën në fushë në sekondat e para të finalen e Champions League ndërmjet Real Madridit dhe Borussia Dortmundit prodhoi festën Siuuu të Cristiano Ronaldos, pretendohet se ka fituar 300,000 £ me gjestin e tij.
Një influencer rus i quajtur Mellstroy thuhet se ka vendosur një sfidë për këdo që ndërpret finalen në Wembley. Ai u ka kërkuar ndjekësve të tij mbanin një fanellë me emrin e tij në shpinë dhe ai do t’i shpërblente me 300,000 £.
Një tifoz vrapoi në fushë dhe bëri festimin eCristiano Ronaldos. Ai u ndal nga forcat e sigurisë dhe mesfushori i Dortmundit, Marcel Sabitzer, por duket se ka bërë një pasuri.
Një tjetër tifoz gjithashtu hyri në fushë dhe bëri një selfie me superyllin e Madridit, Vinicius Junior.
Mellstroy ka 3 milionë ndjekës në Instagram dhe është një emër i madh në rrjetet sociale. Sfida e tij ndaloi fillimin e ndeshjes më prestigjioze të futbollit europian me dy tifozë që duket se kanë fituar çmimin në para që ai ka oferuar.