Mourinho dhe përqafimi i gjatë pas finales së Champions-it: fotografia bën xhiron e internetit

2 Qershor 2024
10:21
Denis Hakanaj
back button

Edin Terzic e trembi Real Madridin e Carlo Ancelottit, por në fund humbi finalen e Champions League.

Në fund të ndeshjes në stadiumin Wembley të Londrës, e vendosur nga golat e Carvajal dhe Vinicius në pjesën e dytë, trajneri i Borussia Dortmund ishte dukshëm dhe kuptueshëm i zhgënjyer nga humbja ndaj Real Madridit, por për t’i ngritur moralin ka menduar një koleg i tiji: Jose Mourinho.

“Special One”, i pranishëm në fushë në rolin e komentatorit televiziv, i dha në një përqafim shumë të fortë kolegut të tij të ri, i cili duket se u prek shumë nga gjesti.

Mourinho i pëshpëriti diçka në vesh Terzicit, me shumë mundësi i ka bërë komplimente, sigurisht duke i dhënë zemër. Një gjest i bukur në fund të një mbrëmjeje të mrekullueshme sportive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit