Maresca: Nëse duam të bëhemi të rëndësishëm duhet të mësojmë të fitojmë duke vuajtur

4 Prill 2025
8:40
Telesport
back button

Chelsea është rikthyer në vendin e katërt të renditjes në Premier League pas fitores 1-0 në derbin londinez ndaj Tottenham. Një gol i Enzo Fernandez në pjesën e dytë i dha fitoren skuadrës së trajnerit Enzo Maresca.

Trajneri italian, duke komentuar këtë sukses vlerëson ekipin e tij dhe mënyrën se si luajti duke vuajtur deri në fund për të marrë tri pikët. “Për t’u bërë një ekip i madh duhet të mësosh të luash kështu. Këtu në Angli është gjithnjë e vështirë”, tha Maresca.

Më tej, ai komentoi: “Për 90 minuta, madje edhe në kohën shtesë, ne e kishim kontrollin e ndeshjes dhe kishim më shumë shanse për të fituar. Ndoshta është gabimi im që luajtëm pak më tërhequr në 10 minutat e fundit

Ndoshta vuajtëm paksa në fund dhe nuk duhet të mësohemi të luajmë kështu. Por, fatmirësisht e fituam ndeshjen dhe jemi të lumtur. Ne luftojmë për të qenë në katërshe dhe duam të vazhdojmë të fitojmë për të qenë në Champions”, tha Maresca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit