Arteta ka gati armën sekrete për ndeshjen kundër Real Madrid: Ai po rritet shumë

7 Prill 2025
13:07
Telesport
back button

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka dhënë një përditësim pozitiv mbi gjendjen e Bukayo Saka pas paraqitjeve të tij të fundit. Sulmuesi anglez i ka nisur nga stoli dy ndeshjet e fundit në Premier League, i rikthyer pas një dëmtimi të gjatë.

Gjithsesi, ai pritet të jetë titular këtë mesjavë në ndeshjen e Champions League kundër Real Madrid. “Ai është padyshim më i mirë. Natyrisht, ne e arritëm rikthimin e tij gradualisht në fushë”, deklaroi Arteta.

Filllimisht ai luajti 30 minuta kundër Fulham dhe së fundi luajti 49 ndaj Everton. Pas kësaj ai do të jetë në një gjendje shumë më të mirë. Nuk e di nëse do të jetë titular në Champions, do të bëjmë vlerësimet tona”, tha spanjolli.

Arteta foli për gjendjen e Mikel Merino, i dëmtuar në sfidën e fundit. “Fola me mjekun, ishte një prerje, por ai është mirë. Më pas Mikel filloi të luante përsëri, kështu që në përgjithësi nuk ndjeu asgjë të veçantë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit