“Ata nuk janë sulmues të denjë për Manchester United, aty kënaqen edhe me një barazim”

8 Prill 2025
9:48
Telesport
back button

Ish-lojtari i Manchester United, Roy Keane, një legjendë e këtij klubi, ka dhënë një intervistë për “Sky Sports”. Ai ka folur për gjendjen aktuale të Manchester United, në një sezon të vështirë.

“Djajtë e kuq” dolën me një 1 pikë nga “Old Trafford” në derbin me Manchester City (0-0). “E di që United mundi Leicester dhe Real Sociedad, por nëse shikoni ndeshjet e fundit kjo nuk mjafton”, tha Keane.

Nuk është mjaftueshëm ajo që shohim. Dy sulmuesit që ata kanë në klub nuk janë mjaftueshëm të mirë për Manchester Utd, por ka lojtarë të tjerë në skuadër. Ka lojtarë të krahut, mbrojtës që mund të shënojnë gola”, tha Roy Keane.

Ky impuls duhet të vijë nga trajneri dhe stafi, nga drejtuesit e caktuar dhe të gjithë lojtarët me eksperiencë në dhomën e zhveshjes. Maguire, Casemiro, Fernandes mund të bëjnë më shumë me grupin”, tha Keane.

Në fund, Keane tha: “Unë e shoh skuadrën e United sot jo në atë nivel që duhet të jenë. Ata thonë se “një barazim nuk është rezultat i keq”. Një barazim nuk të çon askund shpejt”.

Ishte e njëjta gjë kundër Arsenal disa javë më parë. Unë do të doja të provoja gabim dhe ta shihja United të jetë në top pesëshen ose gjashtë sezonin e ardhshëm dhe t’i kthej të gjitha, por nuk mundem“, tha Roy Keane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit