“Është një fenomen”, Kovacic: Duhet një skuadër e tërë për ta zëvendësuar

5 Qershor 2024
16:45
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Manchester Cityt, Mateo Kovacic, i ka thurur elozhe shokut të skuadrës te Kroacia, Luka Modric.

Veterani do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Real Madridin.

Ish-mesfushori i Realit, Kovacic, tha për AS: “Karriera e Modric është e papërsëritshme, ne jemi me fat që e kemi atë. Vetëm kur të tërhiqet do të jemi të vetëdijshëm për gjithçka që ka bërë dhe po bën.

“Luka është një fenomen që vështirë të përsëritet, lojtari më i vjetër i Real Madridit, i cili për më tepër vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm.

“Nuk e di nëse do të jetë e mundur ta zëvendësojmë këtu te Kroacia, do të duhen shumë lojtarë, një ekip i tërë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit