Lakers e nisin me humbje fazën play off, Denver mund Clippers pas kohës shtyesë

20 Prill 2025
9:37
Telesport
back button

Ka startuar sot faza play off në NBA dhe nuk kanë munguar rezultatet surprizë. Lakers u mundën në fushën e tyre 117-95 nga Minnesota. Tri lojtarë të skuadrës mike realizuan mbi 20 pikë, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Doncic për kalifornianët.

Po në Perëndim, ekipi i Denver fitoi 112-110 ndaj Clippers pas kohës shtesë. Një ndeshje e hapur deri në fund, ku për Clippers të gjithë titullarët shënuan mbi 10 pikë, por që s’mjaftoi. Jokic me 29 pikë e Gordon me 25 pikë u dalluan për Denver.

Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Indiana fitoi 117-98 ndaj Milwaukee, duke udhëhequr 1-0 serinë. Siakam me 25 pikë ishte lider në fushë për vendasit, ndërsa 36 pikët e 12 rebound të Antetokounmpo për Bucks mbetën për statistikë.

Pa probleme fiton edhe ekipi i New York, që mundi 123-112 Detroit, ndeshje në përgjithësi e komanduar nga vendasit. Jalen Brunson me 34 pikë ishte më i miri për nju-jorkezët, mbështetur edhe nga Towns e Anunoby me nga 23 pikë secili.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

(1) Cleveland – (10) Miami

(2) Boston – (7) Orlando

(3) New York – (6) Detroit, 123-112 (1-0)

(4) Indiana – (5) Milwaukee, 117-98 (1-0)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – (8) Memphis

(2) Houston – (7) Golden State

(3) Lakers – (6) Minnesota, 95-117 (0-1)

(4) Denver – (5) Clippers, 112-110 (1-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit