Vetëm pak sekonda larg titullit, Bayern Munich e pëson në fund dhe shtyn festën për nesër ose javën tjetër

3 Maj 2025
17:29
Telesport
back button

Bayern Munich humbet në sekondat e fundit me mundësinë e artë për t’u shpallur zyrtarisht kampion që ditën e sotme. Bavarezët barazuan 3-3 ndaj Leipzig, goli i minutës së 95-të nga Poulsen, shtyn festën e Bayenr për nesër ose e shumta për javën tjetër.

Pjesa e parë foli e gjitha për të zotët e shtëpisë, të cilët e mbyllën në avantazh 2-0. Goli i parë erdhi në minutën e 10-të, ku Benjamin Sesko përfitoi nga një dalje e gabuar e Jonas Urbig dhe dërgoi topin në rrjetë.

Portieri bavarez bëri një dalje të nxituar jashtë zonës së tij, duke u përpjekur të imitojë Manuel Neuer, i cili i ka të zakonshme këto gjera, por Urbig gaboi rëndë dhe topi përfundoi në rrjetë. Në minutën e 38-të, Klostermann shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e dënimit nga David Raum. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Leipzig.

Në 45 minutat e dyta erdhi përmbysja e madhe e bavarezëve. Në minutën e 62-të, Eric Dier shënon me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga Michael Olise. Pa kaluar as një minutë, Bayern barazon shifrat me një kundërsulm të shpejtë, këtë herë ishte francezi Michael Olise që dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Gnabry.

Goli i përmbysjes për Bayern do të vinte në minutën e 83-të me Leroy Sane, i cili do të tundte rrjetën me një goditje të fuqishme pas asistit të Kimmich. Poulsen do të barazonte shifrat në minutën e 95-të. Rezultati përfundimtar 3-3. SHIKOGOLAT

Bayern Munich mund të shpallet kampion që nesër në rast se Leverkusen nuk fiton në transfertë ndaj Freiburg, në rast të kundërt festa shtyhet për javën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit