Leroy Sané dhe Jonathan Tah kanë një gjë të përbashkët, agjentin. Ai quhet Pini Zahavi dhe është ndër emrat më të njohur në treg.
Ka disa muaj që përflitet se Bayern nuk do të rinovojë kontratën e sulmuesit gjerman, i cili këtë verë mund të largohet me parametra zero. Saktësisht, më 1 korrik. Plani tashmë ka ndryshuar. Zahavi ka premtuar se do të sjellë mbrojtësin Tah.
Deri tani, Bayern nuk ka ofruar më shumë se 5 mln euro neto në vit për Sané, por Zahavi po e shtyn që të shtojë 1 mln euro më shumë.
Me pak fjalë: “A doni që të vijë Tah? Dua më shumë para për klientin tjetër”. Bayern, me siguri, do të pranojë.







