“Ai është bosi”, Saliba për yllin e rivalëve: Sulmuesit e kanë frikë

8 Qershor 2024
15:11
Denis Hakanaj
back button

Qendërmbrojtësi i Arsenalit dhe francezi William Saliba (23) ka folur për L’Equipe këtë të shtunë.

Produkti i të rinjve të Saint-Etienne është aktualisht i grumbulluar me Francën teksa po përgatiten për Euro 2024.

Në varësi të gjendjes fizike të Dayot Upamecano, William Saliba mund të jetë titllar kundër Kanadasë, këtë të diel në Bordo, për ndeshjen e fundit miqësore të Francës përpara turneut.

Edhe pse është ende 23 vjeç, Saliba e sheh veten si një lider, siç tregohet nga dy sezonet e tij të shkëlqyera të fundit në Arsenal që i dhanë atij vlerësime unanime, por jo një vend titullar automatik për Francën e Didier Deschamps deri më tani.

Ish-lojtari i Marseille mendon se është një nga 3 mbrojtësit më të mirë në Premier League.

“Unë nuk flas shumë, por flas gjithnjë e më shumë. Unë jam duke bërë përparim në këtë pikë. Në mbrojtje tek Arsenali, unë jam një nga liderët”.

Duke folur për cilësitë e tij si lider, William Saliba ka lavdëruar ndikimin e një prej kundërshtarëve të tij në Premier League, qendërmbrojtësit të Liverpool, Virgil Van Dijk (32).

“Van Dijk ka prezencë. Ai është bosi. Ai komandon gjithçka. Ju mund të ndjeni se ai i frikëson sulmuesit. Dhe unë kam filluar të ndihem në të njëjtën mënyrë”.

William Saliba dhe Virgil Van Dijk do të sfidohen kur Franca të përballet me Holandën të premten, më 21 qershor në Leipzig në fazën e grupeve të Euro 2024.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit