Ende asnjë marrëveshje për rinovimin, ylli i Bayern kërkohet me ngulm në Angli

16 Maj 2025
9:30
Telesport
back button

E ardhmja e Leroy Sané te Bayern Munich nuk është aspak e qartë. Negociatat për rinovimin e kontratës së anësorit gjerman, që aktualisht skadon më 30 qershor 2025, po ecin ngadalë.

Mes palëve ka ende një boshllëk të madh financiar që duhet të plotësohet, mes kërkesës të lojtarit dhe propozimit të klubit bavarez. Klubi i ka kërkuar lojtarit një përgjigje përfundimtare deri në fund të kësaj jave.

Sinjal ky se klubi dëshiron ta mbyllë një çështje që rrezikon të bëhet e ndërlikuar sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë që, Sané tashmë është propozuar në disa klube në Premier League.

Ky është një kampionat që ai e njeh mirë pasi ka veshur fanellën e Manchester City në të kaluarën. Arsenali, Chelsea, Tottenhami, Manchester Unitedi dhe Neëcastle thuhet se janë informuar për disponueshmërinë e lojtarit në merkaton e verës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit