Como gjen mënyrën e duhur për të bindur Fabregas të qëndrojë, zbulohet premtimi i klubit për teknikun spanjoll

17 Maj 2025
16:59
Telesport
back button

Como është padyshim ekipi surprizë i këtij sezoni në Serie A. I ngjitur fundin e sezonit të kaluar në Serie A, Como jo vetëm që siguroi këtë sezon qëndrimin në elitë, duke u renditur në mesin e tabelës, por mbi të gjitha ka treguar një futboll të bukur dhe cilësor.

Dhe padyshim njeriut që i takon merita më e madhe për këtë gjë është trajneri Cesc Fabregas. Spanjolli në aventurën e tij të parë si trajner ka pasur një sezon të shkëlqyer që ka ngjallur interesin e disa klubeve për të siguruar shërbimet e tij. Megjithatë, drejtuesit e klubit lombard kanë vendosur të veprojnë me vendosmëri për të mbajtur trajnerin e tyre, i cili ka qenë i rëndësishëm në rritjen e klubit.

Plani për të bindur Fabregas të qëndrojë është i qartë: premtim serioz për të shpenzuar 100 mln euro përforcime gjatë merkatos së verës. Kjo shifër, e pazakontë për skuadra të tilla, aq më tepër që ka vetëm një sezon e sapongjitur në Serie A, tregon angazhimin e klubit ndaj një projekti afatgjatë që kërkon jo vetëm mbijetesë, por edhe të konkurrojë në krye të tabelës.

Synimi i parë në merkato është Yeremay Hernández, talenti i Deportivo de La Coruna, i cili ka një klauzolë largimi prej 30 milionë eurosh. 22-vjeçari është një sulmues krahu i fuqishëm me potencial të madh dhe hapësirë ​​për përmirësim, ideal për stilin sulmues që Fàbregas ndjek te Como.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit