Vitinha lë në “pritje” finalen e Champions: Fillimisht duhet të fitojmë trofeun e Kupës së Francës

19 Maj 2025
8:24
Telesport
back button

Me sytë drejt finales së Champions League kundër Inter, më 31 maj në Mynih, skuadra e Paris Saint-Germain po përgatitet për një fund intensiv të sezonit. Vitinha, pas fitores 3-1 ndaj Auxerre, shprehet se ka një tjetër finale të rëndësishme për të luajtur.

Së pari është finalja e Kupës së Francës kundër Reims, e planifikuar për në 24 maj në Stade de France. “Do të jetë finalja e parë e Champions League për pothuajse të gjithë ne. Ne mezi presim ta luajmë atë“, tha mesfushori portugez

Por, fillimisht duhet të mendojmë për finalen kombëtare. Është një ndeshje tjetër e rëndësishme dhe ne duhet të qëndrojmë të fokusuar në këtë finale para se të mendojmë për Inter“, deklaroi Vitinha.

Të fitosh nuk është kurrë e lehtë edhe nëse njerëzit mendojnë ndryshe. Tani duhet të përgatitemi sa më mirë për finalen kundër Reims. Nuk kam luajtur kurrë në Stade de France, por të gjithë më thonë se do të jetë një atmosferë fantastike. Do të japim gjithçka për të sjellë këtë kupë në shtëpi”, tha Vitinha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit