“U largova nga Bayern për shkak të Thomas Müller”, ish-lojtari i bavarezëve zbulon të vërtetën

19 Maj 2025
16:41
Telesport
back button

Në vitin 2009, Landon Donovan kaloi disa muaj si lojtar i Bayern. Sulmuesi amerikan nuk e fitoi kurrë shansin të tregonte veten dhe kapitulli i tij në Mynih mbaroi shpejt.

Së fundmi, Donovan ka dhënë një intervistë, ku ka treguar arsyen reale pse u desh të largohej nga Bayern: Thomas Müller.

“Kur isha te Bayern, po mendoja nëse duhet të vazhdoja apo të largohesha. Mbaj mend një nga drejtorët, i cili tha ‘A duhet të mbajmë këtë amerikanin apo t’i besojmë këtij djalit të ri nga akademia?’ Pra, gara ime ishte me Thomas”.

16 vite më vonë, Donovan e pranon me përulje. “Mendoj se Bayern mori vendimin e duhur. Thomas ishte legjendë absolute e klubit dhe Gjermanisë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit