Son: Kemi mundësinë t’i sjellim klubit dhe tifozëve të Tottenham një trofe

21 Maj 2025
8:37
Telesport
back button

Është një moment shumë emocionues. Natyrisht mendoj se arritja në finale është një hap i madh përpara, por puna ende nuk ka përfunduar“. Këto janë fjalët e sulmuesit dhe kapitenit të Tottenham, Heung Min Son, që foli para finales së Europa League ndaj Manchester United (sot në San Mames, në Bilbao, 21:00).

Jemi të emocionuar dhe të lumtur, por është përpjekja e fundit e këtij sezoni dhe duhet ta bëjmë mirë”, tha 32-vjeçari koreano-jugor. Sezoni i Spurs ka qenë një katastrofë në Premier League: Vendi i 17-të me 38 pikë në 37 ndeshje të luajtura dhe 21 humbje të pësuar gjatë gjithë sezonit.

Për më tepër, duke triumfuar në Ligën e Evropës, Tottenham do t’i garantonte vetes akses të drejtpërdrejtë në Champions League. “Ne patjetër mund të ndryshojmë të gjithë sezonin. Në Premier League nuk jemi mjaftueshëm mirë në krahasim me vendin ku jemi”, pranoi kapiteni Son.

Por ajo që duam janë trofetë. Ka një mundësi të madhe për të ndryshuar sezonin dhe gjithashtu historinë. Ne jemi të emocionuar dhe kjo është ajo që duam. Kemi një mundësi që të paktën të arrijmë objektivin kryesor, t’i sjellim një trofe klubit”, u shpreh sulmuesi i Tottenham, Heung Min Son.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit