Tjetër trofe për Harry Kane, shpallet “Lojtari më i mirë në Bundesliga” për këtë sezon

22 Maj 2025
8:52
Telesport
back button

Një sezon për t’u mbajtur mend ky për Harry Kane, i cili në Gjermani pati ndoshta vitin më të mirë të karrierës së tij. Sulmuesi anglez i Bayern Munich është shpallur ‘Lojtari i sezonit’ në Bundesliga për sezonin 2024-25.

Një vlerësim i veçantë dhe i rëndësishëm për anglezin, që i shtohet atij të titullit të golashënuesit më të mirë në kampionat. Por, mbi të gjitha, ai këtë vit fitoi trofeun e parë në karrierë, titullin në Bundesliga.

Të shpallesh lojtari i sezonit është një arritje e madhe. Ka disa lojtarë të mrekullueshëm në Bundesliga dhe ta bësh këtë në vitin që fituam titullin e bën atë edhe më të veçantë“, tha Kane pas ceremonisë së çmimit.

Falënderoj klubin, shokët e skuadrës dhe stafin. Pa ata asgjë nuk do të ishte e mundur. Kam punuar shumë gjatë gjithë vitit dhe ky çmim është qershia mbi tortë”, deklaroi sulmuesi anglez, në sezonin e tij të dytë në Gjermani.

Shifrat flasin vetë për të: 26 gola në kampionat, 8 asistime dhe dallimi i të qenit lojtari i parë në historinë e Bundesligës që fiton titullin e golashënuesit më të mirë në dy sezonet e tij të para në turneun gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit