Kur duhen edhe 9 ditë nga finalja e Champions League mes Inter dhe PSG, kërkesa për bileta është rritur ndjeshëm. Finalja do të luhet në Mynih, në një stadium me 64500 vende dhe do klub finalist do të ketë në dispozicion 18 mijë bileta.
Biletat e tjera janë dhënë me lotari kohë më parë nga UEFA, ndërkohë që aktualisht ka ende 300 mijë kërkesa nga njerëz që duan ta shohin nga afër këtë event. Kjo ka bërë që çmimet e biletave të tregun e zi të kapin çmime stratosferike.
Çmimi më ekonomik që mund të gjendet kushton të paktën 3000 euro, në zonën e kategorisë së tretë (çmimi normal ka qenë 180 euro), ku dhe ndodhen tifozët e PSG. Ndërsa ajo zonë, nga tifozët e Inter shkon në 4300 euro.
Në zona të ndryshme çmimi i biletës vjen në rritje. Ndërsa në zonat më të shtrenjta, një biletë në tregun e zi ka kaluar kuotën e 20 mijë eurove. Ndërsa në zonat VIP kjo biletë ka shkuar deri në 30 mijë euro. Më shumë kërkesa ka nga tifozët e Inter.







