Një aventurë e re duket në horizont për Federico Chiesa. Pavarësisht një kontrate që e lidh atë me Liverpool deri në vitin 2028, ish-sulmuesi i Juventus mund të ndryshojë sërish ekip sezonin e ardhshëm.
Sipas portalit spanjoll “AS”, skuadra e Atletico Madrid është i interesuar për anësorin italian. Me Correa në largim, një vend mund të bëhet i disponueshëm në sulmin e Cholo Simeone.
Për këtë arsye, trajneri argjentinas e ka përfshirë Chiesa në listën e blerjeve të mundshme gjatë verës. E vetmja pengesë për të kapërcyer për momentin është rroga e lartë që merr sulmuesi.
Synimi i Chiesa është të gjejë hapësirë në funksion të Kupës së Botës 2026. Në Itali ka interesim nga Napoli, i cili po ndjek çdo zhvillim.







