Chelsea paguan 6 milionë euro gjobë dhe lë të lirë sulmuesin, rikthehet në Old Trafford

4 Qershor 2025
8:42
Telesport
back button

Chelsea ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën për të blerë Jadon Sancho. Klubi londinez ka zgjedhur të paguajë një dënim prej 6 milionë euro për të “hequr qafe” sulmuesin anglez dhe për ta kthyer atë te Manchester United.

Lojtari 25-vjeçar do të largohet kështu nga “Stamford Bridge” në fund të huazimit të tij, të caktuar më 30 qershor, pas dështimit për të arritur një marrëveshje për një qëndrim të përhershëm.

Pavarësisht pranisë së një klauzole, që parashikonte detyrimin për të blerë deri në 27 milionë euro, kjo e fundit nuk u zbatua. Kufiri i pagave i vendosur nga pronësia e re e udhëhequr nga Todd Boehly ishte gjithashtu vendimtare në këtë vendim.

Sancho e mbyll aventurën e tij me “blutë” me një bilanc prej 2426 minutash të luajtura, 5 gola dhe 10 asistime, të shpërndara mes Premier League, Conference League, FA Cup dhe Community Shield.

Një performancë pozitive, por jo e mjaftueshme për t’i garantuar konfirmimin në një projekt teknik që synon prioritete të reja. “Jam mirënjohës për përvojën. Një përqafim i madh për të gjithë në Chelsea që më bënë të ndihem si në shtëpinë time: shokët e skuadrës, stafit dhe tifozëve. I uroj klubit të gjitha më të mirat për të ardhmen. Unë jam vërtet mirënjohës, faleminderit “blues”, tha Sancho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit