Marquinhos këshillon Ancelotti: Duhet të bëjë me Brazilin atë që bëri Luis Enrique me PSG

5 Qershor 2025
10:33
Telesport
back button

PSG duhet të jetë një frymëzim për kombëtaren e Brazilit. I këtij mendimi është Marquinhos, i cili fitoi Champions League si kapiten të shtunën me parizienët, kulmi i një sezoni perfekt për të dhe skuadrën e tij. “Kur fiton një titull, duhet të mendosh për të”, tha Marquinhos.

Sigurisht që ka trajnerë që kanë preferenca në stil dhe lojë dhe disa lojtarë përshtaten më mirë. Luis Enrique tha pas fitimit të Ligës së Kampionëve se do të kishte dashur të kishte lojtarë si Mbappe. Do të ishte mirë ta kishim në skuadër, por këto janë zgjedhjet e lojtarëve”, tha braziliani.

Ai zgjodhi të largohej dhe Luis Enrique ndërtoi një ekip me ata që kishte në dispozicion. Carlo Ancelotti do të duhet të bëjë të njëjtën gjë me Brazilin, të njohë lojtarët që ka dhe të përdorë cilësinë e tyre dhe atë që ata kanë për të ofruar për të mirën e ekipit. Futbolli është konkurrues dhe çdo detaj i vogël ka rëndësi kur bëhet fjalë për të fituar Kupën e Botës”, tha Marquinhos

PSG ishte prova e kësaj, me të gjithë lojtarët që dhanë gjithçka për t’u bërë kampionë. Këtu nuk është ndryshe, pavarësisht rezultateve. Mjafton që gjithçka të përshtatet në filozofi dhe trajneri ta ketë të qartë se çfarë dëshiron. Kur të gjithë lojtarët ndajnë këtë ideal për ekipin, individi vjen natyrshëm. Le të fokusohemi te kolektivi”, tha Marquinhos.

Kam parë në PSG se gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, dinamika, energjia, gjithçka. Shpresoj që kjo të ndodhë edhe këtu. Kam pasur pak kontakt me Ancelotti, por ai më dha një pamje të qartë të planit të lojës. Me përvojën e tij, përshtatja do të jetë e shpejtë, ne do të përmirësohemi me çdo seancë stërvitore. Ai sjell energji, diçka të re. Kupa e Botës po vjen së shpejti, kështu që kjo energji është shumë e rëndësishme”, u shpreh ylli i PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit