Bayern i befason të gjithë: 7-10 milionë euro bonus për talentin 19-vjeçar

9 Qershor 2025
16:48
Telesport
back button

Bayern ka arritur të sigurojë një nga talentet më premtues të futbollit gjerman, Tom Bischof.

Aq shumë besim ka klubi te ky lojtar, i cili është vetëm 19 vjeç, saqë Bayern ka bërë dy pagesa të befasishme për të. Mesfushori po lëviz nga Hoffenheim te Bayern me parametra zero, por Bayern thuhet se ka paguar “disa milionë euro” në formë bonusi.

Mediat gjermane e saktësojnë informacionin duke shkruar se është një shifër e lartë njëshifrore, pra 7 deri në 10 mln euro. Çmenduri, sepse Bischof ka luajtur vetëm 70 ndeshje si lojtar profesionist.

Jo vetëm kaq. Bayern ka paguar edhe 300 mijë euro shtesë për Hoffenheim, që lojtari të kalojë në Mynih para fundit të kontratës së tij aktuale. Pra, jo më 1 korrik, por tani, para Botërorit të klubeve. Duket e qartë se Bayern pret shumë prej këtij djaloshi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit