Luan dhe shënon me Bayern në Botërorin për klube, por klubi gjerman pret një ofertë

16 Qershor 2025
11:17
Telesport
back button

Newcastle është në kërkim të një sulmuesi që mund të forcojë klubin përpara sezonit të ardhshëm, sezon i cili do t’i përfshijë “Magpies” në Champions League. Ndër emrat e përfolur është edhe ai i Kingsley Coman, që pritet të largohet nga Bayern Munich.

Siç raportohet nga “BILD”, një lëvizje e mundshme e francezit në Premier League duket se nuk është prioriteti kryesor për 28-vjeçarin. Të paktën për momentin, pasi thuhet se Coman po pret një telefonatë nga arabët e Al Hilal.

Ndërsa thashethemet për kalimin te Barcelona nuk janë të vërteta, pasi spanjollët nuk mund ta përballojnë këtë transferim. Përkundrazi, Arabia Saudite për momentin është më konkrete për një transferim të lojtarit.

Tek Al-Hilal janë të interesuar, por ka edhe një interes të vogël nga Newcastle, që nuk është opsioni i parë i Coman. Ndërkohë, te Bayern Munich janë ende në pritje të një ofertë zyrtare nga klubet e interesuara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit