Holanda ka mundur 2-1 Poloninë dhe e ka nisur me fitore aventurën në Grupin D të Euro 2024.
Një fitore e vuajtur për holandezët, që kanë pësuar gol në minutën e 16-të nga Buksa.
Poloni-Holande 1-0 – Buksa 16’ (Video)
Kundërpërgjigjja e Holandës ka ardhur në minutën e 29-të me golin e Gakpo, i ndihmuar edhe nga një devijim.
Poloni-Holande 1-1 – Gakpo 29’(Video)
Heroi i ndeshjes ka qenë Weghorst, autori i golit të fitores së Holandës në minutën e 83-të.