Pas një sezoni të kaluar në Arabinë Saudite me Al-Qadsiah, Pierre-Emerick Aubameyang është rikthyer sërish te Marseille. Sulmuesi nga Gabon shkëlqeu në sezonin 2023-2024 me klubin marsejez duke shënuar 30 gola dhe dha 11 asiste në të gjitha kompeticionet.
Marseille fitoi dje 3-1 ndaj Aston Villa në një miqësore mes tyre dhe Aubameyang i futur në fushë në pjesën e dytë, shënoi dy gola. Pas dy golave të shënuar kundër Aston Villas, Pierre-Emerick Aubameyang mori lëvdata të larta nga shoku i skuadrës, mesfushori difensiv Geoffrey Kondogbia.
“Çfarë sjell ai? Mendoj se kjo është një pyetje e lehtë për t’u përgjigjur, ju tashmë e dini. Para së gjithash, ai është dikush që jep gjithçka për shokët e tij të ekipit. Ai ka një zemër të madhe. Përpara se të jetë lojtari që është, ai është një person vërtet i mirë. Dhe sigurisht, në fushë, ai sjell gjithë klasin e tij dhe të gjitha golat e tij. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe shpresoj që të vazhdojë kështu, ashtu siç bëri gjatë periudhës së tij të parë”, tha Kondogbia.







