UEFA largon nga Europiani gazetarin shqiptar, bëri shenjën e shqiponjës para tifozëve serbë

19 Qershor 2024
10:12
Telesport
back button

UEFA, Federata Europiane e Futbollit, ka vendosur të përjashtojë nga Kampionati Europian i Futbollit gazetarin kosovar Arlind Sadiku. Lajmi ende nuk është zyrtar, por burime nga mediat kosovare konfirmojnë vendimin e marrë.

Sadiku, që komenton për mediat kosovare eventin europian bashkë me gazetarin Dritan Shakohoxha, nuk është lejuar të hyjë në konferencën për shtyp të Shqipërisë, para ndeshjes që kuqezinjtë kanë me Kroacinë sot.

Madje, atij i është hequr edhe akreditimi dhe nuk do të jetë sot në komentim. Ky vendim është marrë për shkak se agzetari Kosovar ka bërë shenjën e shqiponjës para tifozëve serbë që ndodheshin në stadium, para takimit Angli-Serbi.

Ky gjest i gazetarit Arlind Sadiku erdhi pas koreve raciste që tifozët serbë po bënin ndaj shqiptarëve, për të cilët EUFA ka heshtur deri më tani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit