Sot pasdite, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në grupet e Euro 2024. Përballë kuqezinjve të Sylvinho është Kroacia e trajnerit Zlatko Dalic. Kroatët u mundën 3-0 nga Spanja në ndeshjen e parë.
“Rezultatet e arritura në këto vite tregojnë se jemi më të mirë nga sa perceptohet përreth nesh. Humbja ndaj Spanjës nuk ishte diçka e mirë dhe tani na shohin të gjithë si fajtorë dhe mendojnë negativisht për ne”, tha Dalic.
“Tani kemi përpara Shqipërinë dhe po mendojmë vetëm për këtë ndeshjen. Na japin pak kredite, por në 6 vitet e fundit kemi fituar 3 medalje në turnetë madhorë. Mendoj se nga sot mund të nisë një Europian tjetër për ne”, tha Dalic.