Turqia arriti një fitore të vështirë 3-1 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë në Euro 2024. Një sfidë e hapur deri në fund, pasi Gjeorgjia mund të kishte barazuar para se turqit të realizonin golin e KO në minutën e 97-të.
Kapiteni i ekipit turk, mesfushori Hakan Calhanoglu, duke folur për ndeshjen dhe punën e bërë i thur lavde trajnerit italian Vincenzo Montella. “Ai po punon shumë. Jo vetëm për ne lojtarët me përvojë, por po punon shumë edhe me lojtarët e rinj”, tha Calhanoglu.
“Ai i la të luajnë sepse u beson, di të komunikojë me ta Montella tashmë ka punuar atje dy-tre muaj dhe ne jemi të lumtur që kemi një trajner si ai, që është gjithmonë kaq afër nesh, duke punuar shumë mire. Seancat tona stërvitore janë shumë kërkuese dhe pothuajse gjithmonë të vështira”, tha mesfushori i Inter.
“Ne arritëm një fitorë të rëndësishme ndaj Gjeorgjisë, sepse ne fokusohemi shumë në pjesën taktike që mungonte në të kaluarën. Ne jemi të lumtur që kemi një trajner të tillë dhe shpresojmë që në këtë turne të shkojmë sa më larg”, tha Calhanoglu.