Do të jetë goli i karrierës, me siguri. Nuk do ta harrojë këtë 19 qershor 2024, sepse shënoi një gol, që shtroi rrugën e barazimit për kuqezinjtë. Qazim Laçi zhbllokoi rezultatin ndaj Kroacisë, duke i bërë me krahë bashkëlojtarët, tifozët e shumtë në stadiumin e Hamburgut, krejt bashkombasit tanë. Pas ndeshjes, ai u shpreh shkurt për mediat, dukshëm i emocinouar:
“Ashtu si shkoi ndeshja, me atë gol në fund, ne e meritonim të paktën një pikë. Ishte performancë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë rëndësi kanë pikët, sepse tani kemi më shumë besim për ndeshjen me Spanjën. Do të jetë shumë e vështirë, por pse të mos tentojmë për vendin e dytë apo të tretë”.