“Dua të shoh një Itali bindëse. Duhet përsëritim paraqitjen e mirë që bëmë ndaj Shqipërisë, pavarësisht se kemi përballë një nga shkollat më të mira të futbollit në botë, – tha Luciano Spalletti në konferencën për shtyp.
– Ka dy mënyra për të luajtur futboll dhe për të fituar; kolektivi dhe kampionët e mëdhenj. Ne kemi faktorin e parë, kolektivin. Kjo është rruga që duhet të ndjekim, sepse na mungon lojtari më i mirë, që i fiton ndeshjet i vetëm.
Spanja? Di të luajë futboll sulmues, ka shumë cilësi, ekip të shkurtër dhe e interpreton gjithçka shumë mirë. Ne nuk duhet të kemi mëdyshje, por atë dëshirë të çmendur për të treguar se edhe e jona është një shkollë e rëndësishme. Sipas mendimit tim, çelësi është të luajmë futboll të mirë. Më pas, me Spanjën do të ketë më shumë vertikalizime, sepse nuk të presin në buzë të zonës.
Formacioni? Këtë herë nuk do ta tregoj, sepse nuk kam marrë asnjë lajm nga të tjerët se kush luan. Është një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës sime. Të gjithë kemi histori për të treguar, lojtarët do ta kuptojnë kur të arrijnë moshën time, kur të kenë nevojë për të treguar historitë e karrierës.
Yamal? Ne duhet të jemi në gjendje të gjejmë ekuilibrin jo vetëm në nivelin taktik. Dhjetë lojtarë që driblojnë nuk mund të markohyen dot. Yamal është më i mirë për ta bërë këtë, por ka më pak disponueshmëri kur duhet të kthehet prapa. Ne duhet të dimë se si t’i bëjmë të dyja fazat. Nëse njëri ka shpejtësinë maksimale 34 dhe të tjerët 29, ata kanë kohë më të shkurtër reagimi. Ne do të mendojmë se çfarë të bëjmë në situatat një për një.
A është një derbi me Spanjën? Për mua janë të gjitha si derbi. Kur luan një Kampionat Europian janë të gjitha finale, të gjitha derbi. Kështu i konsideroj unë, iu u kushtoj vëmendjen maksimale. Ne do të përpiqemi të përsërisim të njëjtën ndeshje të luajtur me Shqipërinë, duam të konkurrojmë kundër një skuadre të fortë për të parë nivelin tonë të futbollit kundër një prej më të fortëve që ekziston. Nëse ia japim topin kundërshtarit, do të dalim keq nga kjo ndeshje”.