Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, ka qetësuar të gjithnë në lidhje me frikën për një dëmtim të mundshëm në shpinë të Lamine Yamal, pasi ylli i Barcelonës u zëvendësua 10 minuta nga fundi në takimin kundër Bullgarisë.
“La Roja” fitoi me lehtësi në Sofje 3-0, por de la Fuente paralajmëroi se skuadra e tij mund të presë një ndeshje më të vështirë kundër Turqisë të dielën. Ai konfirmoi pas ndeshjes se të gjithë lojtarët e tij e përfunduan takimin “të shëndetshëm”.
Lidhur me Lamine Yamal, i cili u nxor për shkak të ankesave për një problemi me shpinën, de la Fuente konfirmoi për “Cadena SER” se ai duhet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e tyre me Turqinë.
“Nuk jam aspak i shqetësuar për këtë sepse kemi lojtarë që mund të shënojnë gola. Në Kampionatin e fundit Evropian, ne thyem rekordin e të gjitha kohërave të Spanjës për gola në fazat e fundit dhe e bëmë këtë me dhjetë golashënues të ndryshëm nga të gjitha pozicionet”, tha De La Fuente.
Ndërsa 18-vjeçari “ndjeu diçka”, nuk besohet të jetë një dëmtim në vetvete. Të premten, Lamine Yamal do të mungojë në stërvitje, përpara se të kthehet për t’u përgatitur kundër ballkanasve.







