Van Dijk, pas barazimit me Francën: Krenar për mënyrën se si ekipi ynë dha gjithçka

22 Qershor 2024
11:06
Alfred Lleshi
back button

Ndeshja mes Francës dhe Holandës përfundoi në barazim. Kombëtarja e Ronald Koeman, pasi mposhti Poloninë në xhiron e parë të grupit, imponoi barazimin 0-0 ndaj të besuarve të Didier Deschamps.

Portokallitë janë ngritur si francezët në 4 pikë në Grupin D dhe po përpiqen të hedhin themelet për një kualifikim, që gjithsesi do të vendoset në ndeshjen e fundit të grupit. Kundërshtar i holandezëve me atë rast do të jetë Austria.

Në fund të ndeshjes, kapiteni i Holandës dhe mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil Van Dijk, komentoi në faqen zyrtare të UEFA-s: “Jam i zhgënjyer për golin e anuluar, por edhe krenar për mënyrën se si skuadra dha gjithçka sonte. Jam i lumtur veçanërisht për mënyrën se si u mbrojtëm dhe u përpoqëm ta ruanim portën e pastër.

Natyrisht e dinim se me cilësinë që ka Franca mund të krijonte momente të rrezikshme. Treguam qëndrueshmëri, tani le të shohim përpara. Të gjithë e dimë se ndeshja me Austrinë do të jetë e vështirë për shumë arsye. Do të shohim se ku mund ta lëndojmë atë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit