Bezzecchi fiton me “fotofinish” garën sprint në Indonezi, zhgënjejnë Marquez e Bagnaia

4 Tetor 2025
9:37
Telesport
back button

Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi sot garën sprint të MotoGP, të vlefshme për Cmimin e Madh të Indonezisë. Një fitore me “fotofinish”, pasi mbërriti në finish vetëm 124 të mijëtat para spannollit Fermin Aldeguer (i dyti).

Bezzecchi arriti të parakalojë pilotin e Ducati Gresini në xhiron e fundit, duke marrë kryesimin dhe fitoren. Në podium u ngjit edhe spanjolli tjetër Raul Fernandez, i treti me Aprilia Trackhouse (podiumi i parë në MotoGP).

Një garë e hapur deri në fund mes dy të parëve, ndërkohë që shumë pas u renditën liderët e botërorit. Marc Marquez (Ducati), që një javë më parë u shpall kampion bote, u klasifikua në vendin e shtatë, gati 10 sekonda pas fituesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit