Julian Alvarez drejt Barcelonës, Atletico Madrid gjen zëvendësuesin në Serie A

11 Tetor 2025
20:38
Telesport
back button

Prej kohësh po përflitet për interesin e madh të Barcelonës për Julian Alavrez. Argjentinasi shihet nga katalanasit si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowski-t, pasi polaku do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Transferimi i mundshëm i Alvarez drejt Barcelonës nuk do të jetë aspak i lehtë, por jo i pamundur. Atletico Madrid do të hiqte dorë prej tij vetëm për shifrën mbi 120 milionë euro, shifër që duket e vështirë momentalisht për financat e Barcelonës.

Megjithatë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është i bindur që verën e ardhshme, Alvarez do të transferohet në “Camp Nou”. Ende nuk dihet nëse është thjesht një premtim elektoral, pasi para janë zgjedhjet presidenciale te Barcelona, apo ka diçka të vërtetë në këtë mes.

Në rast se Alvarez do të shkojë te Barcelona, Atletico Madrid e ka gjetur që tani pasuesin e argjentinasit dhe ai do të jetë Ademola Lookman, sulmuesi nigerian i Atalantës, i cili kushton 50 milionë euro, sipas asja që raporton “Defensa Central”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit