Bezzecchi i pakapshëm nga rivalët, triumfon në garën sprint të zhvilluar në Australi

18 Tetor 2025
9:37
Telesport
back button

Piloti italian Marco Bezzecchi me Aprilia fitoi sot garën sprint në MotoGP, të vlefshme për Çmimin e Madh të Australisë. Një garë e dominuar nga piloti italian, që mbërriti në finish i shkëputur dhe i pashqetësuar nga rivalët.

Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy pilotë spanjollë, respektivisht Raul Fernandez me skuadrën Trackhouse dhe Pedro Acosta me KTM. Edhe ata mbërritën në finish të shkëputur nga njëri-tjetri.

Një garë me emocione vetëm në xhirot e para, pasi shpejt Bezzecchi vendos ritmin e tij, duke u shkëputur. Zhgënjen italiani Francesco Bagnaia me Ducati, i parafundit, ndërsa kampioni i saposhpallur i botës Marc Marquez nuk garoi (është operuar).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit