Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Lothar Matthaus, pranon se është mahnitur nga talenti i Spanjës dhe Barcelona-s, Lamine Yamal.
16-vjeçari ka shkëlqyer për Spanjën në Euro 2024 gjatë dy javëve të fundit.
Pas fitores së La Roja ndaj Shqipërisë mbrëmë, Matthaus deklaroi: “Maradona, Messi dhe tani Yamal…”.
Matthäus më pas shtoi: “Oh, dhe Jamal Musiala”.
Për Spanjën, legjenda e Bayern Munichut shtoi:
“Ata kanë shumë siguri në qarkullim dhe përpara kanë lojtarë me shumë cilësi që u japin atyre shumë alternativa kur vjen puna për të sulmuar”.