Sezoni i 2025 në MotoGP për pilotin spanjoll të Ducati, Marc Márquez, ka përfunduar para kohe. Kampioni i saposhpallur i botës nuk do të marrë pjesë në garat e mbetura të këtij sezoni.
Ekipi mjekësor i Ducati konfirmoi se dëmtimi i krahut të djathtë, i pësuar në Tajlandë, kërkon katër javë imobilizim të plotë para se të fillojë rehabilitimi. Pas aksidentit, testet mjekësore zbuluan një lezion që pengon çdo aktivitet me motor.
Krahu do të qëndrojë plotësisht jashtë loje për një muaj, duke e bërë të pamundur rikthimin në pistë deri në fund të vitit. Ekipi mjekësor i Ducati po monitoron nga afër progresin e tij mjekësor, i cili po vazhdon normalisht, por përparësia është një rikuperim i plotë përpara vitit 2026.
“Ky dëmtim nuk duhet të errësojë qëllimin e madh të arritur: Të bëhemi përsëri vitin tjetër kampionë bote. Së shpejti të gjithë do të festojmë së bashku titujt e këtij viti“, shkroi Marc Marquez në mediat sociale të Ducati.







