Simone Biles, gjimnastja më e suksesshme në histori (shtatë medalje të arta olimpike), ka qenë jashtë garave që nga triumfi i saj në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
28-vjeçarja mungoi edhe në Kampionatin Botëror në Xhakarta për t’u “rikuperuar”, duke balancuar shëndetin e saj fizik dhe mendor. Gjatë pushimit të saj nga garat e gjimnastikës, 23 herë kampionia e botës zbuloi në një intervistë me “E! News” se iu nënshtrua tre operacioneve kozmetike.
Kampionia amerikane zbuloi se shfrytëzoi pushimin për t’iu nënshtruar zmadhimit të gjoksit (synonte ndryshimin e formës ose vëllimit të gjoksit), blefaroplastikës së poshtme (korrigjimi i papërsosmërive të qepallave të sipërme ose të poshtme) dhe korrigjimit të veshit.
Biles zbuloi arsyet për këto operacione: “Kisha qese të shëmtuara nën sy dhe kur isha më e re, veshi im u shqye kur dikush hoqi një vath.”
Kampionia ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë karrierën e saj garuese deri në Los Angeles 2028, por presioni me siguri do të jetë i madh.
Lidhur me të ardhmen e saj në Lojërat e vitit 2028, ajo tha: “Do të jem në Lojëra në një farë mënyre, nuk e di nëse do të jem duke garuar apo në tribuna.”







